Flash News

KRYESORE

Kreu i PE flet për negociatat nga kuvendi: Nuk morët një 'jo', kemi nevojë për Shqipërinë

Kreu i PE flet për negociatat nga kuvendi: Nuk morët një

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ndodhet në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare që do të zgjasë 2 ditë.

Ashtu siç u njoftua në zbardhjen e axhendës, Sassoli u paraqit në kuvendin e Shqipërisë ku po mban fjalën e tij.

Sassoli u ndal te çështja e negociatave, për të cilat tha se Shqipëria nuk mori një ‘jo’, por thjesht një afat shtyrjeje.

Ai përgëzoi qeverinë shqiptare për progresin me reformat dhe shprehu besim se negociatat mund të çelen përpara samitit të Zagrebit ose gjatë samitit.

“Jam i nderuar të mbaj fjalën time në këtë kuvend që është shtëpia e demokracisë.  Do kisha dashur më parë tu takoja, por se kisha të mundur. Dua të shpreh afërsinë time qytetarëve që u prekën nga tërmeti.

Ka një angazhim nga ana e BE që edhe investitorë të tjerë të mbështesin territoret e goditura nga tërmeti. Ju që jeni përfaqësuesit e popullit shqiptar do doja tu thoja që kemi ndarë momente për procesin e anëtarësimit.

25 qeveri euripiane ishin të bindur që kjo rrugë duhet të niste menjëherë. Megjithatë nuk u tha një jo, por vetëm është shtyrë afati. Duhet ta shohim me optimizëm integrimin e Shqipërisë. Ne kemi parë të rritet një vend që vë bast mbi pluralizmin, mbi dialogun.

Ja pse kemi nevojë për Shqipërinë. Sepse Shqipëria mund të jetë një rezervë e madhe për ne.  Negociatat mund të çelen përpara samitit të Zagbrebit ose gjatë samitit. Por sidoqoftë të ndihmoni edhe vendet e tjera e të jini këmbëngulës me reformat tuaja”, tha ndër të tjera Sassoli.

Të fundit