Flash News

KRYESORE

Kreu i PSD-së: Edhe pse dola fitues nuk gëzohem, zgjedhjet nuk ishin normale, ja arsyet pse Shqipëria është në krizë të thellë

Kreu i PSD-së: Edhe pse dola fitues nuk gëzohem, zgjedhjet nuk ishin

Kreu i PSD-së, Paskal Milo deklaroi se vendi është në krizë dhe rreshtoi një sërë faktesh që, sipas tij, e vërtetojnë këtë.

Në studion e emisionit ‘Open’, Milo e kundërshtoi deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, sipas të cilit Shqipëria nuk është në krizë dhe ekonomia shqiptare ka ardhur në rritje.

Milo tha se edhe pse partia e tij ishte fituese në zgjedhjet e 30 qershorit, duke u renditur e dyta pas PS-së, ai nuk ndihej fare i gëzuar për këtë fakt.

“Unë isha i dyti pas PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit, por nuk më gëzon kjo fare, sepse ato zgjedhje nuk ishin normale. Për sa kohë nuk ishin zgjedhje normale ato nuk e zgjidhën krizën. Është anormale ta mendosh këtë”, tha kreu i PSD-së.

Ai theksoi se kriza politike në Shqipëri është ulur këmbëkryq, duke dhënë edhe arsyet përse.

“Vetë fakti që politika nuk ulet të gjejë një zgjidhje është tregues i krizës. Marrëdhënia konfliktuale mes kryeministrit dhe presidentit është krizë, madje e madhe shumë. Fakti që kemi një pushtet vendor tërësisht në duart e një partie është krizë. Fakti që pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk dolën në zgjedhje është krizë dhe mosbesim”, u shpreh Milo.

Të fundit