Flash News

KRYESORE

Kreu i shoqatës së biologëve në Itali: Paniku më i keq se sëmundja, koronavirusi vret më pak se gripi

Kreu i shoqatës së biologëve në Itali: Paniku më i keq

Presidenti i biologëve në Itali, Vincenzo D'Anna e sheh të ekzagjeruar alarmin për koronavirusin. Ai apelon të ulet tensioni i shkaktuar nga paniku për virusin, duke marrë parasysh se njerëzit në Itali janë shumë të tensionuar.

Ne duhet të flasim me njerëzit në një mënyrë më pak katastrofike dhe më të qetë - shpjegon Vincenzo D'Anna, në një prononcim për mediat italiane.

 “Le të lemë mënjanë dëshirën për të karantinuar mijëra njerëz. Vetëm ata për të cilët ekziston një dyshim i bazuar i infektimit duhet të karantinoren. Është një virus që ka një vdekshmëri edhe më të ulët sesa një virus i gripit të zakonshëm”, shton biologu italian.

Më tej, biologu ka kërkuar që fjala tu lihet shkencëtarëve. Sipas tij është e natyrshme që

lajmet e këqija tërheqin më shumë se lajmet e mira.

“Unë pres që shkencëtarët të fillojnë të flasin. Shumë prej tyre kanë frikë ta bëjnë pasi akuzohen se janë sipërfaqësorë, ngaqë lajmet e këqija janë gjithnjë më të mirëpritura se lajet e mira. Lajmet e këqija bëjnë tituj për gazeta”, ka përfunduar biologu.

Burimi: tgcom24

Të fundit