Flash News

KRYESORE

Kreu marrëdhënie në mënyrë të përsëritur me vajzën e mitur, arrestohet 46-vjeçari në Pogradec

Kreu marrëdhënie në mënyrë të përsëritur

Arrestohet një person në Pogradec, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, 13-vjeç.

Sipas policisë, ky person dyshohet se gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit Blerim Bizgjoni, 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur", sqaron policia.

Të fundit