Flash News

KRYESORE

Kreu i PAA: Po shqyrtojmë për padi të re në Kolegjin Zgjedhor

Kreu i PAA:  Po shqyrtojmë për padi të re në Kolegjin

I ftuar në “Tonight Ilva Tare” Kreu i Partisë Aleanca Popullore Artur Dojaka ka sqaruar ankimimin pranë Kolegjit Zgjedhor për regjistrimin e deputetëve në KQZ. Partia e tij është e vetmja parti që ka ankimuar në Kolegj këtë çështje.

Pjesë nga biseda:

Dojaka: Në Kolegj kishim ankimuar deri sot regjistrimin e listave të kandidatëve për deputetë jashtë afateve ligjore. Kjo është e shprehur specifikisht në nenin 67 të Kodit Zgjedhor gjithmonë duke llogaritur 18 qershorit. Tani kemi një datë tjetër dhe gjatë seancës u dakordësuam që bie ankimimi. Kjo nuk do të thotë se jemi tërhequr. Një ankesë për 25 qershorin po e shqyrtojmë. Partitë mbas marrëveshjes të ndërhynin edhe në Kodin Zgjedhor dhe ta ndryshonin edhe këtë datë.Tek marrëveshja është parashikuar regjistrimi i menjëhershëm i partive të opozitës. Nga koalicioni i 2013 jemi pjesë e koalicionit qeverisës. Ne nuk kemi pranuar të jemi pjesë e këtij koalicioni dhe jo opozitës.

Të fundit