Flash News

KRYESORE

Kreu i ri i PD-së, ja ku u votua më pak dhe ku më shumë

Kreu i ri i PD-së, ja ku u votua më pak dhe ku më shumë

Nga të dhënat e fundit të votimit në zgjedhjet e sotme për kreun e PD-së, të bëra publike nga vetë Selia blu, në të 12 qarqet shikojmë se kanë votuar më shumë demokratë në Tiranë, 2/3  e anëtarëve, në Gjirokastër, në Korçë, Elbasan, po ashtu, ku numri i tyre shkon pak më shumë se 60 % i  gjithë anëtarësisë. Ndërsa kanë votuar më pak në Shkodër, në Vlorë e në Fier, ku nuk arrin 50%. Kështu në Shkodër votuan 4727 votues, nga 8777 anëtarë, afro 4000 demokratë që munguan sot, në Durrës votuan 3125 votues, nga 7966 anëtarë afro 5000 anëtarë më pak, në Berat votuan 1946 votues, nga 4877 anëtarë, afro 3000 bojkotuan,  në Vlorë votuan 2423 votues, nga 5093 anëtarë, 2600 më pak, në Tiranë votuan 19937 votues, nga 30314 anëtarë, 10000 vota që mungojnë sot për kreun e ri të PD-së. Gjithsesi nesër do të shpallet edhe kryetari që do ta drejtojë PD-në në këto katër vjet, ku ka para dy palë zgjedhje elektorale, ato të 2019 për pushtetin lokal dhe ato të 2021 për kuvendin e ri.

 

 

Të fundit