Flash News

KRYESORE

Kreu i ri te “spiuni” i policëve, reagon Berisha: Agim Hysi u shkarkua pas ultimatumit të partnerëve   

Kreu i ri te “spiuni” i policëve, reagon Berisha: Agim Hysi u

Pas emërimit të Anila Trimit në krye të SHÇBA-së, i cilësuar ndryshe edhe si “spiuni” i policëve dhe shkarkimit të Agim Hysit, pas komandimit në krye të këtij institucioni reagon sërish-ish kryeministri Sali Berisha.

Sipas Berishës, i cili më herët e kishte akuzuar Hysin si një i përjashtuar nga KLD sepse kishte liruar nga burgu disa kriminelë, shkarkimi i tij erdhi pas ultimatumit të partnerëve ndërkombëtar.

“Ish gjykatësi kriminel Agim Hysi i hoqi maskën Noriegës! Pas kartonit te kuq nga partnerët, ai shkarkua sot nga detyra e drejtorit të SHÇBM!

Të dashur miq, me emërimin dy ditë më parë te ish gjykatësit kriminel, byrazerit të 9 grupeve trafikante, Rama doli cullak para shqiptarëve dhe partnerëve tanë. Ai tregoi se në vettingun e policisë, kriter kryesor për tu ngritur në detyrë është lidhja me trafikantet.

Shkarkimi i tij sot erdhi pas një ultimatumi të disa prej partnereve tanë se ata do ndërprisnin çdo bashkëpunim me ministrinë e brendshme për sa kohë Hysi do qëndronte në krye te ShÇBM. Hysi u shkarkua, Noriega duhet përmbysur!”, shkruan Berisha në profilin e tij në facebook.

 

 

 

Të fundit