Flash News

KRYESORE

Krevati i ‘larë’ në gjak dhe plumba në dhomën e gjumit, deputeti publikon videon si u plagos i moshuari gjatë aksionit të RENEA-s në Divjakë

Krevati i ‘larë’ në gjak dhe plumba në dhomën e

Dalin detaje të reja nga aksioni i mëngjesit të sotëm nga forcat RENEA nga Divjakë, ku për pasojë nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur i moshuari Haxhi Lika.

Është deputeti i PD, Myslim Murrizi, ai i cili publikon një video nga ambienti ku ka ndodhur ngjarja e rëndë sot rreth orës 04.00 të mëngjesit në fshatin Rems.

Sipas familjarëve, nga të shtënat e policisë, plumbat kanë depërtuar në dhomën e të moshuarit, i cili ka mbetur i lënduar në kokë, ndërsa ky i fundit flinte.

I plagosur mbeti Haxhi Lika, 85 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga ana tjetër, policia deklaroi më herët se i moshuari kishte qëlluar me armën e tij tip çifte të cilën e kishte me leje, nga dritarja dhe më pas ka mbetur i plagosur, sqarim që është hedhur poshtë nga familjarët e tij.

Mësohet se RENEA po zhvillonte një aksion blic për kapen e dy personave me rrezikshmëri të lartë, të cilët nuk rezultuan se fshiheshin në këtë banesë.

Të fundit