Flash News

KRYESORE

Krichaum: Hapja e negociatave nuk është automatike, Xhafaj s’mund të qëndrojë në detyrë

Krichaum: Hapja e negociatave nuk është automatike, Xhafaj

Kreu i Komisionit për BE-në në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, thotë se Bashkimi Europian nuk ka marrë një vendim për fillimin e negociatave të pranimit për Shqipërinë. Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, Krichbaum shprehet se vendimi do të merret nën dritën e përparimeve dhe zhvillimeve të arritura teksa thekson se nuk ka automatizëm në lidhje me hapjen e negociatave të pranimit.

I pyetur në lidhje me komentet e bëra nga kolegët e tij, Frei dhe Wadephul, ku i pari kritikoi mbrojtjen politike që ju bë ish-ministrit Tahiri, ndërsa deputeti tjetër gjerman është shprehur se Fatmir Xhafaj nuk mund të qëndrojë më në detyrë pas skandalit të vëllait, Krichbaum tha se ndan plotësisht këto pikëpamje me kolegët e tij.

Pjesë nga intervista

Pas vendimit të marrë nga Komisioni Europian, në vendin tonë opozita dhe mazhoranca kanë dalë me qëndrime të kundërta. Për shumicën, çelja e negociatave do të bëhet në vitin 2019, ndërsa opozita thekson se Shqipëria duhet të plotësojë ende kushte. Cili është interpretimi juaj për atë vendim?

Situata është shumë e qartë: BE nuk ka marrë një vendim për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë. Ajo do ta rishqyrtojë çështjen në Këshillin e ardhshëm të qershorit 2019 dhe pastaj do të marrë një vendim përfundimtar në Këshillin e dhjetorit 2019. Prandaj, nuk ka automatizëm në lidhje me hapjen e negociatave të pranimit. Përkundrazi, vendimi do të merret nën dritën e përparimeve dhe zhvillimeve të arritura. Para këtij vendimi në dhjetor, qeveria federale duhet të kërkojë miratimin nga Bundestagu. Siç edhe kolegu im Thorstn Frei, me të drejtë, tha në një intervistë me gazetën tuaj ‘Panorama’, negociatat mund të fillojnë vetëm pasi Shqipëria të ketë kryer reformat e nevojshme. Këtu duhet të përmendim, krahas verifikimit të plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, edhe Reformën Zgjedhore, e cila është po aq e rëndësishme edhe për OSBE-në. Nëse zgjedhjet vendore të vitit 2019 do të zhvillohen sipas ligjit të vjetër zgjedhor, nuk shoh ndonjë shans real për hapjen e negociatave për anëtarësim në 2019.

Kolegët tuaj të CDU-së në Bundestag, Frei dhe Wadephul, kanë qenë të hapur në lidhje me çështje shumë të ‘nxehta’ të politikës shqiptare. kujtojmë këtu që Frei ka kritikuar mbrojtjen politike që iu bë ish-ministrit Tahiri, ndërkohë që Wadephul theksoi se ministri Xhafaj nuk duhet të qëndronte në detyrë pas skandalit në lidhje me vëllain. A mendoni se pikëpamjet e tyre janë personale apo ato reflektojnë një pozicion më të gjerë në Berlin?

Në grupin tonë parlamentar është ngritur një grup pune, ‘Ballkani Perëndimor’, i cili gjithashtu koordinon qëndrimin e grupit tonë për negociatat e pranimit me Shqipërinë. Unë ndaj plotësisht pikëpamjet e kolegëve Frei dhe Wadephul, pasi të dy flasin këtu në emër të Grupit Parlamentar CDU/CSU.

 

 

Të fundit