All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

KRIIK: Konfrontimi politik që po rrezikon ‘5 qershorin’ më i rrezikshëm se dakordësia e fillimit

KRIIK: Konfrontimi politik që po rrezikon ‘5 qershorin’ më
All - Paragraf - 1

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) ka publikuar një qëndrim publik për zhvillimet e fundit politike në vend mbi marrëveshjen e  5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese.

All - Paragraf - 3

Qëndrimi mban titullin: “Prishja e Marrëveshjes Politike dhe amendimi i njëanshëm i Kushtetutës, precedent tejet i rrezikshëm për të ardhmen demokratike të vendit”.

Nëpërmjet këtij qëndrimi KRIIK deklaron se konfrontimi politik që po rrezikon Marrëveshjen Politike të 5 qershorit 2020, paraqet në vetvete perspektivën e një ecurie akoma më të rrezikshme se ajo që i parapriu dakordësisë politike.

Po ashtu arsyetohet se tashmë po manifestohet edhe një precedent tjetër i ri, totalisht i papranueshëm për sistemin demokratik, “cënimi, pa marrë akoma jetë, i dakordësisë dhe kompromisit të lidershipit politik.”

‘Mosmiratimi me emergjencë i kësaj Marrëveshje dhe interferimi në këtë proces i agjendave të tjera pa dakordësi të plotë dhe të gjithëanshme politike po e çon vendin nga një precendent i rrezikshëm në tjetrin’, arsyeton KRIK.

Procesi i amendimit Kushtetues të ndërmarrë së fundi, përpos problematikave të tjera që mbart në vetvete, sipas KRIIK është një ndërhyrje e njëanshme e mazhorancës në kundërshtim me zotimin e marrë në zbatim të Marrëveshjes Politike të 5 qershorit 2020.

Gjithashtu, KRIIK shprehet se Procesi i Amendimit të Kushtetutës i ndërmarrë nga Kuvendi, me një proces konsultimi fiktiv, në shkelje të gërmës dhe frymës së ligjit dhe pa dakordësi të plotë politike,  konsiderohet si një veprim tejet i rrezikshëm.

“Ky hap që po ndërmerret, pas precedentit të gjithëkritikuar të ndryshimeve kushtetuese të vitit  2008, është finalizimi i çshenjtërimit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në qëndrim.

Në hiperlinkun blu gjeni qëndrimin e plotë

QENDRIM PUBLIK

Të fundit