Flash News

KRYESORE

Krijimi i ushtrisë, ambasadori i Kosovës në Tiranë: Rajoni po shkon drejt stabilitetit afatgjatë

Krijimi i ushtrisë, ambasadori i Kosovës në Tiranë: Rajoni

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini ka komentuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kosovës, krijimin e ushtrisë.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, ambasadori e cilëson këtë moment si një gur paqeje në rajon dhe stabilitetit afatgjatë.

“Ushtria jonë është e re, me kadet të rinj që janë formuar në të gjithë vendet me demokraci të konsoliduar, por është edhe një ushtri që ka një synim dhe një vokacion për të ecur drejt integrimit të plotë në NATO. Ne jemi këtu në rajon dhe i gëzohemi, jo vetëm ushtrisë së Kosovës që të ecë drejt NATOS, por ne i gëzohemi edhe anëtarësimit të Maqedonisë, ashtu siç i jemi gëzuar edhe anëtarësimit të Malit të Zi. Këto zhvillime tregojnë se rajoni po shkon drejt stabilitetit afatgjatë dhe unë mendoj se me Ushtrinë e Kosovës po i shtohet edhe një gur i paqes në atë godinën e madhe të paqes në Rajon. Ashtu si Pavarësia e Kosovës, e cila ka krijuar paqe në rajon, edhe krijimi i ushtrisë së Kosovës do të krijojë paqe dhe stabilitet. Formimi  i Ushtrisë së Kosovës e çimenton paqen në rajon”, deklaroi ambasadori.

Të fundit