Flash News

KRYESORE

Krijuan laborator të drogave sintetike në Tiranë, ekstradohen dy të rinj drejt SHBA-së

Krijuan laborator të drogave sintetike në Tiranë, ekstradohen dy

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt SHBA-së dy shtetas të kërkuar nga Interpoli në Ëashington.

Është bërë i mundur ekstradimi nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të arrestuar në Shqipëri, konkretisht Vincent DeCaro, 30 vjeç, lindur në SHBA dhe Arbër Isaku, 30 vjeç, lindur, në SHBA.

Gjatë kontrollit të banesës së Isakut, agjentët amerikanë kanë mundur të sekuestrojnë 160 gr fentanyl dhe 200 tableta 30 gr të dyshuara si lëndë psikotrope. Isaku dhe DeCaro kishin krijuar në një kompleks pranë rrugës së Kavajës, laboratorin e prodhimit të drograve sintetike.

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëashingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SHBA në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i Sh.B.A-së.

Arrestimi provizor i shtetasve të mësipërm me qëllim ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën 21.09.2018. Shtetasit e mësipërm ju dorëzuan Oficerëve të Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aeroportin e Rinasit.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana ekstradon drejt SHBA-së dy shtetas të kërkuar nga Interpol Washingtoni

Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA, u bë ekstradimi nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të arrestuar në Shqipëri, konkretisht:

- V. D., 30 vjeç, lindur në SH.B.A,

- A. I., 30 vjeç, lindur, në SH.B.A.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SH.B.A. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i Sh.B.A-së.

Arrestimi provizor i shtetasve të mësipërm me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën 21.09.2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA

Shtetasit e mësipërm ju dorëzuan Oficerëve të Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aeroportin e Rinasit.

Të fundit