Flash News

KRYESORE

Krim i rëndë në familje, 26-vjeçari vret prindërit me automatik në Peshkopi

Krim i rëndë në familje, 26-vjeçari vret prindërit me

Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë.

Një krim i dyfishtë në familje ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë. Një i ri ka vrarë nënën dhe babain e tij.

Ngjarja e makabre ka ndodhur në lagjen e “Llixhave”.

Sipas të dhënave të para nga policia, i riu Qemal Sela 26 vjeç ka qëlluar me breshëri automatiku mbi nënën dhe babin e tij, Flamur Sela.

Për pasojë, prindërit e tij kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Informacion paraprak

Në lagjen "Llixha", Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje. Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit : Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje.

Të fundit