Flash News

KRYESORE

Krim i rëndë në familje, shqiptari masakron me thikë gruan në sy të djalit adoleshent

Krim i rëndë në familje, shqiptari masakron me thikë gruan

Një krim i rëndë në familje ka tronditur jo vetëm shtetin italian, por edhe opinionin publik shqiptar. Burri ka masakruar për vdekje gruan e tij në Piacenza të Italisë. E gjitha ngjarja ka ndodhur në sy të djalit të tyre 17-vjeçar pasditen e djeshme.

Sipas mediave italiane, burri e ka qëlluar të shoqen 3 herë në fyt me thikë, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Më pas djali i tyre ka telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë, ndërsa autori nuk ka tentuar të largohet dhe është vetëdorëzuar te autoritetet.

Ende nuk bëhen të ditura identitetet, si dhe shkaqet e ngjarjes.

 

Të fundit