Flash News

KRYESORE

Krim i rëndë në mes të Vjenës, shqiptari qëllon për vdekje ish-gruan

Krim i rëndë në mes të Vjenës, shqiptari qëllon

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Vjenë të Austrisë, ku një person qëlloi për vdekje me thikë ish-gruan e tij.

Mësohet se autori dhe viktima ishin shqiptarë nga Kosova. Sipas mediave vendase, rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, në Favoriten të Vjenës, një burrë 67-vjeçar ka qëlluar me thikë në mes të rrugës një grua 59-vjeçe. Për pasojë, gruaja ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se burri e kishte ndjekur ish-partneren, edhe pse prej vitesh ata jetonin të ndarë. Pas krimit të rëndë, 67-vjeçari u arrestua nga policia, si dhe u sekuestrua arma e krimit.

 

Të fundit