Flash News

KRYESORE

Krim në familje në Ballsh, burri vret gruan dhe kunatën

Krim në familje në Ballsh, burri vret gruan dhe kunatën

Policia e Mallakastrës bën me dije sa ka arrestuar në flagrancë shtetasin Gazmend Musta 34 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17:30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Gentiana Çaushaj, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen Merisa Çaushaj, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.

Mësohet se krimi ka ndodhur pas një debati, ku 31 vjeçarja kërkonte të shkonte te prindërit e saj. Në banesën ku ndodhi krimi, gjendeshin dhe dy të mitur.

Të fundit