Flash News

KRYESORE

Krim në familje në Gjakovë, burri vret ish-gruan dhe vajzën 9-vjeçare me armë zjarri

Krim në familje në Gjakovë, burri vret ish-gruan dhe vajzën

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Brekoc të Gjakovës, ku një burrë ka vrarë ish-gruan dhe vajzën e tij, për motive ende të paqarta.

Polica e Gjakovës ka dhënë detaje për këtë vrasje, duke thënë se vrasja dyshohet të ketë ndodhur në një shtëpi private.

“Menjëherë pas pranimit të këtij informacioni janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore duke ju përgjigjur vendit të ngjarjes me qëllim të hetimit, ekzaminimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Me të arritur në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dy viktima femra (nënë e bijë-fëmijë), të cilat dyshohet se janë vrarë me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, personi i dyshuar, i cili tani është tani është në ndalim policor është familjar i viktimave. Paraprakisht, thuhet se autori është ish-bashkëshorti i gruas të vrarë dhe babai i vajzës po ashtu të ekzekutuar prej tij.

Të fundit