Flash News

KRYESORE

Krim i rëndë në familje/ Në Tiranë burri vret gruan dhe më pas veten (emrat)

Krim i rëndë në familje/ Në Tiranë burri vret gruan dhe

Pas ngjarjes së Lushnjës, dy ditë më parë, ku mbeti e vdekur një grua nga bashkëshorti i saj, përsëri një tjetër krim brenda familjes trondit Tiranën. Më datë 20.08.2017, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në zonën e njohur si frutikulturë, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar në banesë të pa jetë shtetasit Halil Lita dhe Dije Lita.  Nga hetimet paraprake është mësuar se shtetasi Halil Lita, ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen Dije Lita dhe më pas ka qëlluar veten.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje.

Të fundit