Flash News

KRYESORE

Krim tjetër brenda familjes, vëllai qëllon me çifte drejt vëllait të tij për pronën

Krim tjetër brenda familjes, vëllai qëllon me çifte drejt

Pas vrasjes së policit nga i biri në bathore, një tjetër  ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Fushë-Mamurras të Kurbinit, ku një konflikt pronësie mes vëllezërve ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Policia bën me dije se B.S. dhe A.S., përkatësisht 49 dhe 53-vjeç dyshohet po ndërtonin nga një objekt pa leje secili.

Në një moment, A.S. ka penguar vëllanë për ndërtimin që po bënte, ndërsa B.S. i është kundërpërgjigjur duke e kanosur dhe e goditur me mjete të forta. Në një moment, ai ka marrë çiften dhe ka qëlluar në drejtim të tij me armë gjahu tip “Baikal”, me leje.

Policia ka arrestuar agresorin dhe po vijon hetimet.

Të fundit