Flash News

KRYESORE

Krim i tmerrshëm brenda familjes, shqiptari vret me thikë kuzhine ish-gruan në Itali

Krim i tmerrshëm brenda familjes, shqiptari vret me thikë kuzhine

Shqiptarët nuk ndalen as jashtë kujfijve, kur bëhet fjalë për krimin në familje. Një grua u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Casale Monferrato të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se mosmarrëveshjet midis tyre lindën pasditen e sotme në apartamentin e burrit në rrugën “Asti 4” dhe shkak janë bërë disa fatura të papaguara dhe ndoshta një tradhti e supozuar, siç shkruan “La Republica”.  Elena Seprodi, 48 vjeç, rumune, bërtiti me sa mundi, kur pa ish-burrin e saj, Kujtim Hasanaj, 49 vjeç, shqiptar, duke e sulmuar atë me një thikë kuzhine.

Britmat e gruas u dëgjuan deri në rrugë dhe disa agjentë policie vunë re se diçka e tmerrshme po ndodhte në ndërtesën e apartamentit para ndërtesës ku ata punonin. Policia hyri në banesë duke gjetur trupin e gruas në dysheme të mbytur në një pellg gjaku. Burri i saj ndodhej aty pranë, i cili u arrestua menjëherë nga policia. Çifti, i cili gjithashtu kishte një djalë, ishte ndarë  prej disa kohësh. Hetimet janë të koordinuara nga Prokuroria e Vercellit. 

Të fundit