Flash News

KRYESORE

Abuzoi me tenderat, Krimet e Rënda japin vendimin për ish-zëvendës drejtorin e burgjeve Iliaz Labi

Abuzoi me tenderat, Krimet e Rënda japin vendimin për

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 3 vite burg ish-zëvendës drejtorin e burgjeve, Iliaz Labin duke e

Labi akuzohet për korrupsion me tenderët e ushqimeve në burgje. Veç burgut, Labit i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.

Gjykata po ashtu ka dënuar me 4 vite burg Shemsi Sinanin, Nexhmi Ballën dhe Ylber Kalanë me 3 vite; të akuzuar për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë detyre publike.

Prokuroria më heërët kërkoi 5 vite burg për Iliaz Labin, i akuzuar për korrupsion të funksionarëve publik. Por pavarësisht pretencës, sipas prokurorisë Labi kishte fituar statusin e bashkëpunëtorit, dhe si i tillë, i pezullohet dënimi me burg. Por Gjykata ka vendosur dënimin me 3 vite burg.

Sipas hetimeve Labi dhe ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, akuzoheshin se kishin përfituar 2 milionë lekë nga tenderat e ushqimeve në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Të fundit