Flash News

KRYESORE

Krimi i dyfishtë në Vlorë, autorët e pamaskuar u rikthyen në vendin e ngjarjes pasi iku vajza e mitur e biznesmenit

Krimi i dyfishtë në Vlorë, autorët e pamaskuar u rikthyen

Të tjera detaje kanë dalë në dritë vetëm 2 ditë pas ekzekutimit mafioz në Vlorë ku mbetën të vdekur derjtori i OSHEE, Roland Saliu dhe biznesmeni, Mirvjen Hyseni. Sipas kamerave të sigurisë së bankës ngjitur me lokalin ku ndodhi ngjarja makina BMË me të cilën kanë lëvizur autorët është kthyer disa herë në vendin e ngjarjes. Sipas Gazeta Shqiptare, atentati ka ndodhur 10 minuta ppasi është larguar vajza e mitur e biznesmenit e cila ka qenë duke luajtur me biçikletë përpara hotelit. Mësohet se autori fillimisht ka gjuajtur në distancë më pas është afruar dhe ka qëlluar sërish, veprime të cilat çojnë drejt dyshimit se ai ka qenë i paguar. Sipas kamerave të sigurisë fillimisht është qëlluar drejtori i OSHEE në kokë dhe më pas biznesmenin i cili ka qenë duke pirë ujë.

Makina me të cilën është kryer atentati rezulton e vjedhur në Durrës.

 

 

 

Të fundit