Flash News

KRYESORE

Krimi i dyfishtë në Ballsh, kunata e vrarë ndërhyri për të ndaluar konfliktin

Krimi i dyfishtë në Ballsh, kunata e vrarë ndërhyri për

Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e Ballshit. Një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje në sy të fëmijëve të mitur, gruan dhe kunatën 18-vjeçare, ndërsa ai  sapo ishte kthyer nga Greqia për festat e fundvitit.

Gazetari i News 24, Ervis Kuçi ka treguar dinamikën e ngjarjes, e cila  sipas tij nisi ne momentin kur gruaja kerkoi leje per te shkuar disa dite te prinderit e saj.

“Ngjarja ka ndodhur në katin e pestë të një pallati. 34-vjeçari ka vrarë me thikë bashkëshorten dhe kunatën e tij 18-vjeçare. Fillimisht ka tentuar të vrasë bashkëshorten, por në këtë moment ka ndërhyrë kunata, e cila ka humbur e para jetën dhe me pas ka qëlluar me thikë edhe gruan. Baba i dy fëmijëve njihej si njeri familjare ndërsa dyshohet se konflikti ka ndodhur pasi gruaja kërkonte të shkonte për disa ditë te prindërit e saj”, sqaroi gazetari Kuçi.

Autori është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa po merret në pyetje në komisariatin e Ballshit për të dhënë detaje për ngjarjen e rëndë me dy viktima.

Të fundit