Flash News

KRYESORE

Krimi i trefishtë në Mat, dëshmitari rrëfen fjalët e fundit të viktimave me autorin: Ik se s’të pyesim ty

Krimi i trefishtë në Mat, dëshmitari rrëfen fjalët e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari në rrjetet sociale dhe rrëfimin e një dëshmitari në vendngjarje në Mat, ku ndodhi vrasja e tre punonjësve të bashkisë nga kreu i PS së zonës, Kujtim Koxha.

Sipas dëshmitarit, autori u ka thënë punonjësve: largoni makineritë, pse do shtroni rrugën që të fitoni zgjedhjet?, ndërsa punonjësit i kanë thënë: ik se nuk të pyesim ty.

Sipas të njëjtit burim, autori rezulton një person me dosje të gjerë denoncimesh në polici.

Postimi i plotë:

Autori i masakrës, Kujtim Koxha është kryetar i Partisë Socialiste.

I ekzekutoi duke u thënë:

“largoni makineritë pse do shtroni rrugën që të fitoni zgjedhjet?” Punonjësit i kanë thënë: ik se nuk të pyesim ty.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Doktor pershendetje sapo jam kthyer nga Mati. Nga deshmitar i ngjarjes (e takova personalisht). Me tha se vrasesi eshte kryetar i ps se zones,,dhe se para se ti vrase u ka thene “largoni makinerite pse do shtroni rrugen qe te fitoni zgjedhjet ?” Keta i kane thene ik se nuk te pyesim ty. Ka mare armen e i ka qelluar.

Vrasesi eshte njeri me shume precedente disa here denoncuar dhe per konflikte e ngjarje ordinere po cdo here eshte liruar e ia kane mbyllur ceshtjet. Ne policine e Matit ka nje dosje te gjere denoncimesh.

Të fundit