Flash News

KRYESORE

Krimi në Elbasan, Ish-ministri Demiraj: Dërgova ‘operacionalen’ për të shmangur përplasjen midis dy bandave

Krimi në Elbasan, Ish-ministri Demiraj: Dërgova

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka pranuar se ka qenë në dijeni të situatës së rënduar kriminale në Elbasan dhe për këtë arsye kishte dërguar atje forca shtesë gjatë fushatës elektorale. Demiraj theksoi se prania e forcave operacionale në Elbasan bëri të mundur shmangien e përplasjes midis dy bandave gjatë fushatës.

“Që në momentin e marrjes së detyrës një nga prioritet e mia, duke njohur edhe situatën në Elbasan, ka qenë përqëndrimi shtesë i forcave operacionale në mënyrë që shmangej një përplasje midis dy grupeve rivale gjatë situatës së zgjedhjeve. Ky përforcim ka qenë edhe gjatë ditës së zgjedhjeve në Elbasan. Një pjesë e bandave u përfshin në fushatën elektorale”, deklaroi Demiraj në emisionin ‘Opinion’.

Sa i përket kërkesës së prokurorisë për të vënë nën përgjim dhëndrin e kryebashkiakut Qazim Sejdini, Demiraj mohoi të kishte dijeni.

Masakrat në Elbasan, gazetarja Klodiana Lala: Policia dhe bashkia kanë fikur kamerat, bandat të lidhura me politikën

Të fundit