Flash News

KRYESORE

Krimi në familje në Durrës, identifikohet viktima dhe autori, policia zbardh detajet e para

Krimi në familje në Durrës, identifikohet viktima dhe autori,

Policia zbardh detajet e para të krimit në familje që u shënua paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, viktima Hajdije Tosuni u qëllua për vdekje me levë hekuri në një dyqani që tregton metrazhe nga bashkëshorti i saj.

Informacion paraprak

Më datë 26.02.2020, rreth orës  11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi Ruzhdi Tosuni 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij,  shtetasen Hajdije Tosuni., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

Të fundit