Flash News

KRYESORE

Krimi në Kamëz/ Pasi vrau babain, 21 vjeçari u arrestua duke transportuar nënën për në spital

Krimi në Kamëz/ Pasi vrau babain, 21 vjeçari u arrestua duke

Policia ka dhënë njoftimin e parë për ngjarjen e rëndë në Kamëz, ku Mirald Metallari, 21 vjeç, ka vrarë babain e tij dhe ka plagosur nënën. Policia njofton se 21 vjeçari është arrestuar gjatë kohës që po transportonte nënën për në spital.

Vrasja është kryer me armën e M.Metallarit, i cili ishte punonjës policie, por shkaqet e saj janë ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati,shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

I riu u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të fundit