Flash News

KRYESORE

Krimi i organizuar, ambasadorja franceze apel qeverisë: Rrezikoni integrimin në BE

Krimi i organizuar, ambasadorja franceze apel qeverisë: Rrezikoni

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak shprehet se vendi rrezikon integrimin në Bashkimin Europian nëse nuk implementohet reforma në drejtësi duke krijuar organe të besueshme. Sipas saj, luftimi i krimit duhet bërë edhe duke u sekuestruar pasuritë e tyre.

“Fjala kyç është shteti i së drejtës. Pa një shtet të së drejtës të denjë për këtë emër, Shqipëria, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e bëra me guxim dhe reformat, rrezikon të mbetet prapa. Kjo do të thotë, të gjithë e dinë, se duhet zbatuar dhe duhet të përfundojë reforma ambicioze e drejtësisë duke krijuar organe të qëndrueshme të përcaktuara me ligj dhe duke luftuar fort kriminelët e të gjitha llojeve (trafikimi i drogës dhe jo vetëm i kanabisit, trafikimi i qenieve njerëzore, etj.), përfshirë këtu edhe luftën kundër pasurive të tyre, apo siç thuhet në frëngjisht, portofolave të tyre”, tha Vasak për Albanian Daily News.

Në fund, ajo shtoi se kriminelët dhe rrjetet e tyre e dëmtojnë Shqipërinë duke e varfëruar si dhe duke e nxirë imazhin e vendit, brenda dhe jashtë tij.

 

Të fundit