All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Krimi po godet shtetin, policia arreston njerëz me disa gram hashash

Krimi po godet shtetin, policia arreston njerëz me disa gram hashash
All - Paragraf - 1

Policia e Shtetit nuk po i përgjigjet me të njëjtën ashpërsi me të cilën po goditet nga krimi i organizuar. “Vjeshtë 2017” është aksioni i fundit që ka nisur nga policia me mbështetjen e fuqishme të drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, me qëllim goditjen e bandave kriminale, por deri më tani janë arrestuar persona të cilëve u janë gjetur disa gram hashash.

All - Paragraf - 3

Ky është rezultati i aksionit të kryer sot në Vlorë nga policia dhe reparti “Delta Forcë”, ku një 26 vjeçar është arrestuar pasi iu gjetën disa gram hashash.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Në vijim të zbatimit të Planit Operacional ''Vjeshtë 2017'' !

Vazhdojnë kontrollet nga D.V.P.Vlorë dhe Reparti ''Delta Forcë'', për kapjen dhe ndalimin e shtetasve përfshirës në veprimtari kriminale.

Sekuestrohet një automjet, një armë zjarri Pistoletë, vlera monetare prej 6000 Euro dhe aparate celularë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Në vijim të zbatimit të Planit Operacional ''Vjeshtë 2017'', Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Repartin Special ''Delta Forcë'', gjatë 24 orëve të fundit kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë në përdorim armë zjarri në mënyrë të paligjshme, si edhe shtetasit përfshirës në vepra të tjera penale.

Kontrollet janë ushtruar ndaj ambienteve, automjeteve, dhe personave të ndryshëm.

Nisur nga këto kontrolle të befasishme, policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit për verifikime më të imtësishme, disa automjete, si edhe shtetasit të cilët kanë rezultuar të papajisur me dokumentacione përkatëse për drejtimin e automjeteve.

Nisur nga këto kontrolle është arrestuar në flagrancë shtetasi :

Y.H, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Këtij shtetasi gjatë kontrollit të automjetit iu konsatatua disa gram lëndë narkotike Cannabis Sativa, gjithashtu gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën (me qira) që posedohet prej tij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip Pistolet , një shumë vlerash monetare prej 6000 Euro si edhe disa aparate të ndryshme celular, të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

Vijojnë kontrollet nga ana e Policisë si edhe po punohet për verifikimin e automjeteve dhe shtetasve të cilët janë shoqëruar ditën e sotme në ambientet e Policisë.

Shqetësimi i Bujar Nishanit: Rolet kanë ndryshuar. Krimi i organizuar ka nisur të ndëshkojë shtetin

Të fundit