Flash News

KRYESORE

Kriminaliteti në Shqipëri, ish-ministri propozon zgjidhjen: Të largohen nga vendimmarrja ata që e nisën këtë projekt

Kriminaliteti në Shqipëri, ish-ministri propozon zgjidhjen: Të

Ngjarjet e fundit kriminale, si vrasjet, raportet që tregojnë se trafiku i drogës është gjithnjë e në rritje etj., ka sjellë edhe reagimin e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një status në ‘facebook’, sipas Manjanit politika është fajtorja më e madhe, ndërsa propozon se cila mund të ishte zgjidhja.

Statusi:

Asgjë e panjohur.

———-

Kanabizimi dhe shndërrimi i territorit të Shqipërisë në qendër të trafikut të drogave, ishte dhe mbetet projekti i dytë kriminal më i rrezikshëm, pas Piramidave.

Vrasjet, kanosjet dhe në tërësi krimet kundër jetës dhe pasurisë janë pasojë e projektit kriminal. Kur territori shndërrohet në qendër droge, pa dyshim njerëzit që jetojnë në të merren masivisht me këtë biznes.

Po ky biznes është i gjithi informal dhe për pasojë zgjidhja e “mosmarrëveshjeve” mbetet po aq “informale”, pra me armë...

Është e pafalshme për të gjithë ne, që rrëshqasim kaq shpesh në projekte të tilla që kriminalizojnë shoqërinë masivisht! Natyrisht politika është fajtorja më e madhe.

Pa dyshim, problemi themelor yni është moszgjidhja e qeverisë së duhur dhe pamundësia për ta ndalur në kohë qeverinë që kriminalizon shoqërinë.

Qartësisht sistemi politik është i kalbur. Ai nuk prodhon më as politikë e as politika. Shtet jo e jo! Thjesht ka degjeneruar në përfaqësimin e një palë të fortësh kundër të tjerëve, ku të gjithë flasin e vendosin në emër të popullit. Ndërkohë popullin e mallosin në drogë dhe e zhysin në informalitet, për ta sunduar...

Zgjidhja?

Si fillim duhen larguar nga vendimmarrja ata që e filluan dhe zbatuan këtë projekt.

Në vijim ka shumë gjëra të tjera për të bërë, por më e para është pastrimi i vendit nga droga dhe vendosja e ekonomisë legjitime...

Po në të njëjtin fillim duhet vendosur një sistem i ri politik, ku më së pari duhet kthyer demokracia nëpërmjet votës...

Të fundit