Flash News

KRYESORE

Kriminaliteti në vend; zv/ministri i Brendshëm: Krimet zbulohen 100%; opozita bën propagandë

Kriminaliteti në vend; zv/ministri i Brendshëm: Krimet zbulohen 100%;

Për zv/ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari i gjithë shqetësimi që është ngritur rreth kriminalitetit në vend ka të bëjë me propagandën e opozitës. Lamallari ka deklaruar në studion e ‘News 24’ se në Shkodër zbulueshmëria e krimeve është 100% nga 64% në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm.

“Shifrat tregojnë ulje të kriminalitetit në Shkodër. Më Shkodrën është rritur zbulueshmëria nga 64% në kohën kur ishte Lulzim Basha ministër i Brendshëm në 100%. Çdo autor është zbuluar dhe vënë prapa hekurave”, tha zv.ministri.

I pyetur për rastin e dy personave të rrëmbyer në Shkodër, Lamallari u shpreh se policia po bën punën e saj.

“Për çdo rast të denoncuar në organet e policisë apo edhe mediakisht, policia kryen veprimet. Viti nuk ka përfunduar ende dhe të gjitha këto çështje janë nën hetim nga organet kompetente”, u shpreh Lamallari.

Të fundit