Flash News

KRYESORE

Krishtlindja, Meta uron besimtarët: Të mos harrojmë njerëzit në nevojë!

Krishtlindja, Meta uron besimtarët: Të mos harrojmë njerëzit

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes.

Në një reagim në Facebook, ai bën thirrje që në këtë ditë të shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim.

Urimi i Presidentit Meta:

Të dashur miq,

Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!

Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale.

Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim.

Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen!

Të fundit