Flash News

KRYESORE

Krisje mes Idrizit dhe Metës, PDIU: LSI financoi sondazhin ku ne dalim keq, i bën presion Ramës

Krisje mes Idrizit dhe Metës, PDIU: LSI financoi sondazhin ku ne dalim keq,

PDIU e konsideron sondazhin e IPR Marketing dhe Ora News si sponosorizim të Ilir Metës për t’i bërë presion Edi Ramës.

Në këtë sondazh rezultonte se PDIU në zgjedhjet e 25 qershorit do të merrte 1.8% të votave, shumë larg nga objektivi i Shpëtim Idrizit.

Vetë Idrizi shprehet se sondazhet e zhvilluara nga kjo kompani e kanë nxjerrë gjithnjë PDIU-në poshtë realitetit. Ai thekson se është LSI ajo që sposorizon të tilla sondazhe për t’i bërë presion Ramës për koalicionin pas zgjedhjeve.

“Unë nuk e di si ta shpjegoj. Po di që si gjithmonë ky lloj sondazhi na ka nxjerrë në 3 sondazhet gjithmonë poshtë realitetit,  vetëm në exit-poll i afrohej realitetit. Por, nuk ndikohemi se e njoh këtë teknikë për llogari të dikujt aq më shumë që me partitë e vogla marzhi i gabimit është 3 për qind. Aq votues sa na nxjerr ky sondazh, unë i kam në hapjen e fushatës në Pallat të Kongreseve”, thekson Idrizi.

“Këto janë sondazhe të sponsorizuara nga LSI, përmes të cilëve shantazhin PS-në  për koalicion qeverisës pas 25 qershorit. Sigurisht që iu leverdis të zhbëjnë gjurmën e PDIU, për ta eliminuar si aleate  në qeveri PS+PDIU”, thuhet në reagimin e Idrizit për “Tirana Today”.

Të fundit