Flash News

KRYESORE

Kristi Pinderi fut në sherr Julian Dedën me Xheni Karajn, aktori: Kur të duash, do të kthehesh në normalitet

Kristi Pinderi fut në sherr Julian Dedën me Xheni Karajn, aktori: Kur

Aktivistja e LGBT, Xheni Karaj është përplasur me aktorin Julian Deda pas statusit që ky i fundit bëri kundër Kristi Pinderit, një tjetër aktivist i LGBT-së.

Xheni e ka ftuar në mënyrë ironike Dedën për një birrë ku të diskutojnë si “burri me burrin” për familjen tradicionale.

“Julke, sybukure ç'ke ti se të fton lalka për një birrë dhe flasim për familjen tradicionale si burri me burrin. Meqe Kristi të komplekson dhe të kërcënon burrërin, e lëmë në shtepi. Muah muah”, shkruan Karaj në profilin e saj.

Por aktori i është përgjigjur menjëherë me një koment. Ai e pranon ftesën e Xhenit, por e paralajmëron se “do i kthehet normalitetit”.

“Patjeter Xheni Karaj....kur të duash...por kam frikë se do ndërrosh mendje dhe do i kthehesh normalitetit”, replikon Deda.

Në fund, në debat është përfshirë edhe Pinderi: “Je shumë banal Julian. Nuk bën as për të qeshur, se njerëzit që i bëjnë të tjerët për të qeshur janë rob të zgjuar. Ke trurin e një gallofi inatçor të klases së 5 fillore. Dhe je aq idiot sa nuk e kupton sa shumë na bën nder”.

Të fundit