Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kristi Pinderi: Spiropali përçudnoi vajzën e abuzuar me porosi të Fugës në emër të Ramës
Aktivisti për të drejtat e LGBTI-së, Kristi Pinderi ka kritikuar sjelljen e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali që zbuloi identitetin e prindërve të vajzës së abuzuar në Kavajë.
Pinderi, përmes një editoriali me titullin: “Kur të përçudnon Elisa, me porosi të Endrit edhe në emër të Edit”, thekson se video e Spiropalit ishte shfaqje e turpshme që zgjati 4 minuta, e ngjashme me protagonizmin e detyruar meditik të Xhisiela Malokut, ish e dashura e djalit të deputetit, Rrahman Rrahja.
“Në këtë mënyrë, me ndërgjegje të plotë dhe pa pikën e dinjitetit, edhe Spiropali, edhe Endri Fuga që qëndron pas këtij teatri mediatik, edhe shefi i tyre Edi Rama, janë duke konsumuar një akt të pastër të përdhunimit deri në fund të asaj pak ndërgjegjeje që mund t’u ketë ngelur njerëzve të tyre e që në rast krizash mund të shpërfaqet në sipërfaqe”, shkruan Pinderi.
Reagimi i plotë:
“Shoqëritë e qytetëruara”, u fliste dje Elisa Spiropali prindërve dhe gjyshit të vajzës së dhunuar në Kavajë, “dallohen nga mënyra se si përballen me sfidat, si përballen me raste të tilla dhe si e trajtojnë dinjitetin e njeriut”.
Mirëpo gjuha e trupit e atyre njerëzve fliste më shumë se Spiropali dhe veshjet e saj të zeza.
Nëna e vajzës kishte kryqëzuar këmbët edhe duart, një komunikin ky jo verbal që ulëret padëshirën e personit për tu hapur ndaj çdo mesazhi apo ngacmimi të jashtëm, si mesazhet që po përpiqej Spiropali të përcillte.
Me dorën e majtë kapte një cep të trikos, një formë kjo e pandërgjegjshme përmes së cilës qënia e saj po komunikonte pasigurinë në të cilën ndodhej e duke u përpjekur kështu t’i jepte vetes një formë çfarëdo komforti.
Ndërsa sytë i mbante ulur duke na treguar se kamera e Edi Ramës që i kishte shkuar në shtëpi, më shumë se çlirimi që të pushton kur e përball me kurajo të vërtetën, po i shkaktonte parehati, si parehatia kur t’i ngulin sytë njerëz të panjohur që përpiqen të të zhbirilojnë teksa ecën në rrugë.
Në këtë moment, kamera nis ngadalë të afrohet duke u zoom-uar në bustin e Spiropalit që vazhdon të mbajë të ulët tonin e zërit e të ngadaltë ritmin e të folurit.
Spikat aty lëvizja që bën me dy duart e bashkuar. Në atë moment, që është dhe më i rëndësishmi, ajo ndjen se fytyra dhe zëri ndoshta nuk po e përcjellin tamam mesazhin, ndaj përdorimi i dy duarve që i shtyn para është mënyra si ajo po e ndihmon veten ta shtyjë deri në fund apo ta përforcojë aktrimin për të cilin kishte marrë detyrën:
“Kam porosi nga kryeministri”, nis të thotë me një buzëqeshje fallco në fytyrë, tipike të njeriut që bën sikur mban më shumë zi se familjarët, “që nëse vajza do dojë të ndjekë shkollë këtu në kolegj, apo do të shkojë jashtë, pra kudo që të jetë ne do ta ndjekim për t’i siguruar bursë edhe mbështetje që ajo të zhvillojë të gjithë potencialin e saj”.
Zgjatimi i Edi Ramës përmes aktores-ministre drejt e në shtëpitë e shqiptarëve, nuk është një përpjekje për të komunikuar me shumicën e qytetarëve për të krijuar imazhin e një qeverie që kujdeset për më të dobtit dhe më të pambrojturit e këtij vendi.
E gjithë ajo shfaqje e turpshme që zgjati 4 minuta dje, ashtu si edhe muaj më parë një shfaqje e ngjashme me viktimën e përdhunuar nga djali i një deputeti të PS, ishte, në fakt, një përpjekje perverse e Ramës për të komunikuar direkt me të vetët, me militantët dhe me bazën e votuesve të PS.
Atyre tani, nuk u intereson më se çfarë mendon shumica e heshtur e shqiptarëve. Celësi i pushtetit të tyre, ashtu si në çdo vend autoritar, është të sigurohen se baza e militantëve, pra e deleve që e votojnë dhe që e legjitimojnë, të rrijë në tufë e të mos guxojë as ta mendojë se një ditë mund të ikë e të vrapojë me kokë të vet!
Në këtë mënyrë, me ndërgjegje të plotë dhe pa pikën e dinjitetit, edhe Spiropali, edhe Endri Fuga që qëndron pas këtij teatri mediatik, edhe shefi i tyre Edi Rama, janë duke konsumuar një akt të pastër të përdhunimit deri në fund të asaj pak ndërgjegjeje që mund t’u ketë ngelur njerëzve të tyre e që në rast krizash mund të shpërfaqet në sipërfaqe.
Janë duke u dhënë mesazhin se partia të hyn në shtëpi, me hir a me pahir, në ditën tënde më të keqe. Se nëse nuk i nënshtrohesh vullnetit të partisë jo vetëm që nuk do të të ofrohet më asnjë ndihmë, por ditë më të këqija se këto që ke parë do të të vijnë mysafire këmbëkryq në sofër.
Kjo është edhe arsyeja pse ndryshe nga fytyra e ngrirë e gruas që tregon përpjekjen e saj për të fshehur emocionet e vërteta që ndjen në atë moment, burri i saj, babai i vajzës, është më i sinqertë dhe nuk bën asnjë përpjekje për të fshehur asnjë emocion që ndjen në ato momente.
Kur qan e përgjërohet me dënesë që “ta mbyllim me kaq”, më shumë se dhimbjen për atë që i ka ndodhur, po tregon në fakt, frikën për atë që akoma mund t’i ndodhë në të ardhmen.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38