Flash News

KRYESORE

Kritika dhe akuza në ‘Facebook’, batuta dhe buzëqeshje kur takohen, Rama tregon se do ketë një marrëdhënie të ngrohtë me deputetët e LSI

LSI nuk po i përshtatet në terren deklaratave të ashpra dhe akuzave që drejtuesit e saj bëjnë në ‘Facebook’ kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kjo u pa edhe në seancën e sotme të Kuvendit, kur Rama doli i buzëqeshur dhe duke shkëmbyer batuta me deputetët LSI.

Deputeti Vangjel Tavo dhe dy ish-ministrat Lefter Koka dhe Nasip Naço, kanë ecur në krah të Ramës pasi dolën jashtë sallës së Kuvendit.

Kjo sjellje tregon se kryeministri do të ketë marrëdhënie të ngrohtë me deputetët e LSI-së, ndonëse gjatë fushatës ata e konsideruan ‘ebola e Shqipërisë’.

I vetëm dhe në fund të sallës, ku e degdisi Rama ish-superministrin Saimir Tahiri

Pas 6 vitesh rikthehet në sallë, Besnik Bare refuzon t’i jap fjalën Lulzim Bashës

Të fundit