Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kritika e parë e huaj për Reformën në drejtësi. Der Standard: Ndërkombëtarët të keqkuptuar. Rama, nacionalist dhe autoritarist
Gazeta austriake Der Standard shkruan se ligji nuk po funksionon në Shqipëri dhe se Komuniteti Ndërkombëtar i keqkuptoi rrethanat lokale kur vendoi të zbatojë Reformën në Drejtësi. Për herë të parë, një gazetë prestigjioze e një vendi të Bashkimit Europian kritikon Komunitetin Ndërkombëtar për mënyrën se si e ka menaxhuar këtë proces, i cili ka bërë që shumë institucione gjyqësore të mos të funksionojnë, duke shkaktuar probleme në vend.
"Është krijuar një vakuum i rrezikshëm në sundimin e ligjit, e ka gjithashtu një bllokim të madh të procedimit për rastet që duhet urgjentisht të dëgjohen në gjykatë", shkruan gazeta austriake. Duket se bashkësia ndërkombëtare, i ka keqkuptuar rrethanat në terren, thekson Der Standard.
ANALIZA
Adelheid Wölfl
Qeveria shqiptare vendosi që shqiptarët që jetojnë në Malin e Zi dhe në Maqedoninë Veriore, nuk do ta kenë më të nevojshme që të kenë leje pune, nëse dëshirojnë të punojnë në Shqipëri. Ka disa vite që kryeministri shqiptar Edi Rama ka ndjekur një kurs tepër nacionalist dhe gjithmonë simpatizon idetë për Shqipërinë e Madhe. Ai përpiqet të portretizojë veten si udhëheqësi i të gjithë shqiptarëve në rajon. Vazhdimisht Rama ka emëruar qytetarët kosovarë në poste ministrore në Shqipëri. Zëvendësministri i Jashtëm Gent Cakaj është kosovar. Ai mori detyrën, pasi Rama shkarkoi në janar Ministrin e Jashtëm të njohur ndërkombëtarisht, Ditmir Bushati.
Ky i fundit kishte kundërshtuar idenë me orientim popullor të Ramës, që kishte folur në favor të ndarjes së Kosovës, në bazë të së cilës, veriu, ku jetojnë shumë serbë, duhet të bëhet pjesë e Serbisë.
Në terma afatgjatë, kjo politikë e Ramës përbën një kërcënim për integritetin e Kosovës, ndërsa forcon zërat që kërkojnë të bashkojnë Kosovën me Shqipërinë.
Më shumë autoritarizëm
Rama nuk është vetëm nacionalist, por gjithashtu vepron gjithnjë e më shumë si autoritar. Për shembull, në renditjen për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, Shqipëria së fundmi ka rënë shtatë vende, duke shkuar e 82-ta, në një krahasimin ndërkombëtar. Sulmet e qeverisë dhe grupeve tw krimit të organizuar në vitin 2018 kanë arritur nivele të paprecedentë si kurrë më parë. Reporterët pa kufij raportuan fyerje, kërcënime me vdekje dhe raporte kundër gazetarëve që kishin për qëllim t'i trembin ata. Rama vetë i kishte quajtur gazetarët "mbeturina".
Një nga gazetarët, Ylli Rakipi, e ka mbrojtur veten dhe ka ngritur një padi kundër Ramës. Më parë, Rama kritikoi Rakipin për shkak se gazetari televiziv e kishte përshkruar kreun e qeverisë si një "klloun". Diskursi politik në Shqipëri është jashtëzakonisht i ashpër. Gjithashtu kjo ka të bëjë me faktin se të dy partitë , Socialiste dhe Demokratike, kanë luftuar njëra tjetrën në mënyra që më shumë i përngjasojnë luftës shfarosëse se sa mosmarrëveshje politike.
Nuk është kursyer asnjë dhe ka përpjekje të vazhdueshme për të bërë fushatë kundër kundërshtarit politik nëpërmjet shteteve të huaja.
Demokratët bojkotojnë parlamentin
Partia Demokratike shkon aq larg sa e shfaq vendin nën qeverinë socialiste si një shtet të drogës dhe mafies, duke ia dëmtuar kështu reputacionin e shtetit të bukur të Evropës Juglindore. U bë disa kohë që Partia Demokratike (PD) bojkoton parlamentin, e kjo që nuk është e pazakontë në Evropën Juglindore. Çdo javë ka demonstrata nga opozita, që përsëri e përsëri çon në përplasje të dhunshme. Klima politike është bërë aq e nxehtë sa edhe ndërmjetësuesit qëllim-mirë, nuk shohin asnjë shans që situata të zbutet. Por shqetësimet e opozitës dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë civile janë pjesërisht të legjitimuara.
Përmendim këtu, kostot e konvikteve që të rinjtë nuk mund të përballojnë, ose projektet ndërtimore jo të ndershme, që dëmtojnë interesat e disa qytetarëve. Por retorika e opozitës shfaqet vetëm në përplasje. Shefi i PD Lulzim Basha vazhdon të flasë për "kryeministrin e paligjshëm".
Zgjedhjet lokale në fund të qershorit
Zgjedhjet lokale do të mbahen në Shqipëri në fund të qershorit dhe pritet që situata të përkeqësohet edhe më deri atëherë. Mund të ndodhë që opozita të mos marrë pjesë. PD konservatore ka kontakte të mira në Gjermani dhe dëshiron që edhe BE të përfshihet në konflikt, siç ishte edhe rasti me Maqedoninë e Veriut në 2015. Reforma gjyqësore, e cila u përqendrua në heqjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar nga sistemi, gjithashtu krijon çështje shtesë për stabilitetin në vend. Prandaj, një komision është ngritur me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë, që ka kontrolluar gjyqtarët dhe prokurorët në këto dy vite. Megjithatë, ka kaq shumë gjyqtarë dhe prokurorë që janë liruar nga postet e tyre, sa tani nuk ka asnjë gjykatë supreme të vetme që punon. Jo vetëm që kjo ka krijuar një vakum të rrezikshëm në sundimin e ligjit, por ka gjithashtu një bllokim të madh të trafikut në rastet që duhet urgjentisht të dëgjohen në gjykatë. Ky nuk është vetëm faji i administratës shqiptare, por edhe i bashkësisë ndërkombëtare, e cila ka keqkuptuar rrethanat në terren.
Zgjerimi rrezikohet
Shqipëria duhej të fillonte negociatat për zgjerimin e BE-së këtë vit dhe në fakt, reforma gjyqësore është gjithashtu një akt unik reformash në rajon. Por Franca ka shkelur frenat. Parisi nuk është i interesuar për Shqipërinë dhe rajonin, por vetëm që asnjë emigrant dhe azilkërkues nga Shqipëria të mos të shkojë në Francë. Megjithatë, nëse kjo do të kuptohej në rajon, si një shenjë se nuk do të ketë më zgjerim, kjo do të dobësonte të gjitha forcat reformuese dhe mund të nxiste edhe më tutje autoritarizmin dhe nacionalizmin
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38