Flash News

KRYESORE

Kritika ‘live’ për Ledion Liçon. Moderatori i kthehet komentueses, përfshihet dhe Dojna

Ledion Liço është një nga moderatorët më të spikatur të ekranit shqiptar dhe ndoshta i vetmi që ka pasur luhatje të dukshme në peshë. Në fillimet e tij në ekranin e Top Channel, Ledioni ishte i dobët dhe shumë elegant dhe me kohën ka shtuar dhe shumë kilogram .

Në këtë edicion të “The Voice Kids”, Ledioni është me më shumë kile se asnjehërë dhe natën e mbrëmshme “live” në shoë në “Voice Room” me Dojna Memën, një nga komentuesit i sugjeronte Ledionit të dobësohet.

“Ledio, është mirë të dobësohesh pak...”, shkruante një komentuese në Instagram.

Ndërkohë dhe Ledioni nuk ka qëndruar pa reaguar.

“E para, një herë, më mëso emrin. Unë nuk jam Ledio, por jam Liu. Pastaj, kur paske mësuar të lexosh komentet negative? Nuk dua më komente nga Instagrami” – tha ai.

Më pas Dojna Mema i tha të mos mërzitet: “Edhe për mua kanë shkruar ‘akoma nuk është martuar kjo’”?

“E pra, na ngele në derë” – ia ktheu Ledioni Dojnës si për ta hequr vëmendjen nga vetja.

Të fundit