Flash News

KRYESORE

Kritika nga dy gazetarë italian për Ramën: Bëre fushatë elektorale në ‘Porta a Porta’

Dy gazetarët italian, Valerio Palombaro dhe Alberto Negri kanë kritikuar daljen e kryeministrit Edi Rama në emisionin ‘Porta a Porta’ të Bruno Vespës. Duke folur në televizionin ‘Ora News’, Negri thekson se protestat  burojnë nga gjenda e rënduar ekonomike ku ndodhet Shqipëria.

“Mendoj se protestat janë simptomë më e thellë e një situate të vështirë, që buron nga fakti se shqiptarët e ndjejnë se jeta e tyre drejtohet jo vetëm nga partitë politike por edhe klanet e fuqishme shqiptare, që veprojnë dhe janë ende me shumë pushtet. Mjafton të përmendim ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama që është akuzuar për lidhje me narkotrafikun. Kjo sipas meje është simptomë e një situate të vështirë shumë më të thellë”, deklaron ai, duke shtuar:

“Besoj se Edi Rama po bën fushatë elektorale. E bën në Shqipëri e bën edhe jashtë. Në një vend ku ka 500.000 shqiptarë që shkojnë e vijnë mes Italisë e Shqipërisë, që do votojnë në zgjedhje, sigurisht që i drejtohet këtij elektorati me prezencën në programet italiane”.

Për gazetarin tjeter, Palombaro, kryeministri Rama u mundua të bind italianët se situate në Shqipëri nuk është aq gri sa pretendon opozita.

“Kryeministri Rama mori pjesë në programe të ndryshme italianë dhe mesazhi qe i qartë. Mesazhi në një pjesë arriti, tensionet do të vijojnë deri për zgjedhjet lokale të qershorit dhe në pritje të hapjes së negociatave me BE-në. Por në Itali ka një ndërgjegjësim për problemet që ka Shqipëria me korrupsionin. Një pjesë e këtij fenomeni është i lidhur me imazhin evendit në vitet ’90. Lëvizja e opozitës për të dalë nga parlamenti mund të mbetet pa efekt elektoral. Megjithëse u takon votuesve shqiptarë të vendosin. Kjo edhe për sa u takon përgjimeve, që janë tematika që duhen trajtuar në nivelin gjyqësor, më pas edhe në zgjedhje”, përfundoi ai.

Të fundit