Flash News

KRYESORE

Kritika nga Harvardi për Veliajn: Plani urbanistik shpërfill hapësirat publike

Kritika nga Harvardi për Veliajn: Plani urbanistik shpërfill

Një arkitekt i Universitetit të Harvardit në Boston, në një projekt për të rijetëzuar si 'poliqendër' një fabrikë të rrënuar tekstilesh (me sa duket ish-Kombinati i tekstileve Stalin-shën i Politiko) nuk i ka kursyer kritikat, jo vetëm për Tiranën, "një qytet me identitet të zbehtë dhe ku mbyten zërat kritikë", por edhe për planin urbanistik që po zbatohet nga kryebashkiaku Veliaj.

William Baumgardner thotë se "plani i sapopërfunduar urbanistik, që qyteti po zbaton, bën pak për të njohur hapësirat publike dhe peizazhet e kryeqytetit". Ai shton se, sipas raportimit të Politiko.al, duke mos bërë këtë plani 'u jep vend zhvillimeve të reja të llojit 'poliqendra'".

Kryetari i Bashkisë është gjendur jo rrallë para kritikave për vendimet e tij kundërthënëse sa i takon përdorimit të hapësirës së përbashkët publike për qendra multifunksionale biznesi dhe kulla të tipit qiellgërvishtës. Shembulli i fundit, ende në proces, është vendimi për të shembur Teatrin Kombëtar dhe ngritjen aty të një qenrde të tillë shumëfunksionëshe që përfshin edhe një teatër të ri.

 

TEKSTI NE SHQIP

Tirana, në Shqipëri, është një qytet ku zërat mbyten dhe identiteti mbetet opak. Përmes një historie të errët dhe të rrëmujshme, peizazhi politik, zanafillor për besimin e publikut është thyer. Si, atëherë, mundet që hapësira publike të ringjizet për të shprehur më mirë zërat e individit dhe kolektivit? Kjo tezë eksploron se si format kulturoree të identitetit, kujtesa dhe zëri, siç paraqiten në tekstilet shqiptare, mund të interpretohen në shkallë urbane.

Plani i sapopërfunduar urbanistik, që qyteti po zbaton, bën pak për të njohur hapësirat publike dhe peizazhet e kryeqytetit, ndërkohë që u jep vend zhvillimeve të reja të llojit 'poliqendra'.

Mbështetja e kësaj teze në një prej këtyre 'poliqendrave', një fabrikë tekstilesh e rrënuar e ndërtuar në fillim të regjimit komunist, bën një interpretim të kujtesës kulturore, një theksim të saj, gjë që manifesohet në një projekt urban shumë funksionësh i cili synon të veprojë si inkubator biznesi, hapësirë publike dhe banimi, agrikulture komunitare dhe afërsie me transportin publik (transit-oriented development).

Nëpërmjet procesit të gërmimit të historisë duke rehabilituar tokën, formave të reja të punës, dhe qendrave komunitrare, projekti aspiron të ripozicionojë historinë e qytetit. Ashtu si tekstilet që kanë mbijetuar për shekuj në këtë vend, çdo fije, çdo tipologji, i shërben një qëllimi dhe kornizon një të të tërë më të madhe. Shkyçja e kësaj kujtese dhe ristrukturimi i kësaj ndjesie do të tregojë formën e një hapësire publike të çliruar, që është e zëshme dhe e lirë.

Përkthimi: Politiko

 

TEKSTI NE ANGLISHT (linku)

Albania is a city where voices are silenced and identity remains opaque. Through a tumultuous and dark history, the political landscape inherent to public trust has been fractured. How then can the public realm be reconceived to better express the voices of the individual and the collective? This thesis explores how cultural forms of identity, memory, and voice, as found in Albanian textiles can be interpreted at the urban scale. The recently completed master plan the city is implementing does little to recognize public space and the landscape of the capital city while allocating new “poly center” developments. Grounding the thesis in one of these “poly centers,” a derelict textile factory built at the inception of the Communist regime, cultural memory is interpreted, extract, and manifested in a multi-faceted urban development which aims to operate as a business incubator, housing and public space, community agriculture, and transit-oriented development. By excavating history through the processes of soil remediation, new forms of labor, and community development, the project aspires to reposition the city’s history. Like the textiles that have prevailed in the country for centuries, each thread, each pattern, serves a purpose and frames a larger whole. Unlocking this memory and restructuring its texture will inform the shape of a liberated public realm, one that is vocal and free.

Të fundit