Flash News

KRYESORE

Kritikat e ashpra të Lu-së, Rama justifikon policinë, i hedh fajin një tjetër institucioni

Kritikat e ashpra të Lu-së, Rama justifikon policinë, i hedh

Në aktivitetin “Forca e Ligjit”, ambasadori amerikan Donald Lu  nuk i kurseu kritikat ndaj Policisë, Prokurorisë por dhe Qeverisë.

““Klement Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vjet, policia, prokuroria dhe qeveria nuk kanë patur aftësitë dhe vullnetin për ta arrestuar. I bëj thirrje Ramës dhe Xhafajt që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë”, u shpreh Lu.

Fjalës së Lu-së, i është përgjigjur kryeministri Edi Rama, por duke e justifikaur policinë. “Policia shqiptare e ka garantuar që paprekshmëria e individit nuk ekziston më, duan apo nuk duan ta pranojnë shqiptarët apo të huajt”, tha Rama.

Kryeministri ia hodhi fajin gjykatave: “Ka disnivel mes asaj që bën policia dhe asaj që bëjnë gjykatat. Policia është përgjegjëse për paprekshmërinë e individëve, gjykata është përgjegjëse për ndëshkueshmërinë e kujtdoqoftë”.

“Çështja e rendit ligjor dhe e barazisë para ligjit nuk ka vetëm anën e paprekshmërisë. Ka aspektin tjetër: ndëshkueshmërinë e çdo personi në proceset gjyqësore, pavarësisht statusit shoqëror dhe pasurisë. Në këtë aspekt jemi të vetëdijshëm se shkatërrimi i procesit ligjzbatues në sallat e gjykatave është normë. Janë mbi 100 raste kriminelësh që janë liruar në sallë dhe kanë përsëritur krimet”, u shpreh kryeministri.

Të fundit