Flash News

KRYESORE

Kritikat e Bejtjas dhe Bushatit: Donald Lu flet për kriminelët, por jo për drogën

Kritikat e Bejtjas dhe Bushatit: Donald Lu flet për kriminelët, por jo

Analisti Andi Bejtja, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ambasadori amerikan Donald Lu, nuk ka folur asnjëherë për drogën.

“Sa për fjalimin e LU, krahssimi me komunizmin është pa lidhje fare, ske çi lexon atij fjalimi. Kemi një situatë ku Lu ka folur për kriminilet por nuk ka folur asnjeherë për drogën. Kjo histori nuk mund të mbyllet me dy heronjë, me Zaganin dhe Tahirin, o duhet të jetë në burg Zagani ose Sajmir Tahiri”, u shpreh ai.

Bejtja tha gjithashtu se kryeministri Rama nuk duhet ta largonte Tahirin nga Partia Socialiste.

“Rama nuk duhet ta hiqte Tahirin nga Partia Socialiste. E gjithë kjo histori ka përgjegjës, pasi kemi parë këto prova nga italianët. Rama s’duhet ta hiqte Tahirin nga funksionet politike, s’kishte pse e hiqte”, tha Bejtja.

Analisti tjetër, Andi Bushati, lëshoi një deklaratë edhe më të fortë ndaj ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu, për qëndrimin që ky i fundit mbajti për ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

“Donald Lu po mbron Edi Ramën. Fjalimi i Donald Lu mu duk si fjalimi i Edi Ramës, por me aksent. Ishin fjalime neutrale, o të dalin këtëj o andej. Kjo është situata më e rëndë që Edi Rama po kalon këto pesë vite dhe të mbash si diplomat këtë reagim neutral, është njësoj gati-gati, sikur je bashkëpuntor në krim,” ka deklaruar Bushati.

Të fundit