Flash News

KRYESORE

Kritikat e Flamur Nokës për OSBE-në: Paradhomë e Edi Ramës dhe zyrë shtypi e ‘Rilindjes’

Kritikat e Flamur Nokës për OSBE-në: Paradhomë e Edi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e 16 Marsit, në një kohë që paralajmëron se nuk do të ndalen deri në largimin e 'narko-shtetit' të drejtuar nga Edi Rama. Në studion e ‘Fax News’, Noka nuk la pa kritikuar edhe ndërkombëtarët, që herë pas herë kanë pasur qëndrime kontradiktore.

“Një gjë është e qartë si drita e diellit, ne blloku opozitar jemi  maxhoranca në këtë vend. Edi Rama mund ta fsheh kokën në ndonjë ambasadë por kjo nuk do shpëtoj gjithmonë. Të gjithë e dimë se OSBE është paradhomë e Edi Ramës, zyrë shtypi e ‘Rilindjes’.

Qeveria me gjithë paratë e drogës dhe bandat prapë janë minorancë , opozita është maxhorancë  në koalicion me LSI dhe mbështetjen e partive të tjera. Sot shohim një parlament monist  me arnime, sot vendi është në diktaturë të krimit dhe korrupsionit. Sot në Shqipëri vullneti politik  i shqiptarëve është inekzistent. Le të deklarojë kush të dojë, qeveria është ilegjitime.  Dhe nisur nga kjo protesta e radhës do të jetë më e fuqishme se ajo e 16 marsit. Protestë që shumë shpejt do të përshkallëzohet”, nënvizon Noka.

Në fund, Noka nuk preferoi të përmendte emrin e Alban Zenelit, deputetit që e zëvendësoi në parlament, duke shtuar se ‘nuk mund të ulem në një tavolinë me përfaqsues të mafies, krimit apo trafikantëve’.

Të fundit