Flash News

KRYESORE

Kritikat e FMN për koncesionet, flet deputeti i PS: Janë të drejta, PPP kanë shkaktuar probleme në shumë vende

Kritikat e FMN për koncesionet, flet deputeti i PS: Janë të

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati është shprehur se kritikat e FMN-së sa i takon me Partneritetin Publik Privat janë të drejta.

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputeti i PS, Ervin Bushati ka theksuar se modeli Partneritet Publik Privat ka sjellë problematika edhe në vendet e tjera të botës.

“Kemi shprehur rezervat tona sesa larg dhe sa shpejt, sa thellë, sa gjerë mund të shkojnë këto koncesione patjetër që duhet marrë parasysh, nuk flet kot as FMN-ja as banka botërore nuk është se janë armiq apo na duan të keqen. Patjetër që duhet parë diçka që të gjendet zgjedhja më e mirë”, u shpreh deputeti Bushati.

Gjatë ditës së sotme, FMN përsëriti se  parimisht nuk është kundër koncesioneve me Partneritet Publik Privat, por se duhen përzgjedhur projekte cilësore që duhet të kalojnë në një mekanizëm të qartë dhe transparent se si do të realizohen, ndrysha nga sa ka vepruar deri tani qeveria.

Të fundit