Flash News

KRYESORE

Kritikat e forta, Arben Ahmetaj detyrohet t’i jap urdhër ‘Tatimeve’: Mos gjobisni biznesin e vogël

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj është detyruar të kërkojë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që të shmangë gjobat ndaj biznesit të vogël. Ahmetaj i është drejtuar me një letër kësaj drejtorie ku i kërkon që të mos gjobisë bizneset që hyjnë në pragun e TVSH, i ulur në 2 milionë lekë, nëse rast se zbulohen gabime në deklarim.

Ministri kërkon që kjo masë të aplikohet deri në fund të vitit 2018.

Ai kërkon gjithashtu që administrata tatimore të informojë çdo tatim pagues që preket nga ulja e pragut të TVSH-së.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama është përballur me kritika të forta për të ulur pragun e TVSH-së, vendim që ka shkaktuar menjëherë mbylljen e shumë bizneseve të vogla.

Arben Ahmetaj drejt shkarkimit? Gazetari: Ministrit të Financave i është prerë një biletë vetëm vajtje

Protesta kundër koncesioneve dhe taksave të larta, shqiptari niset nga Frankfurti për të qenë sot në Tiranë

Të fundit