Flash News

KRYESORE

Kritikat e KE se favorizoi ‘Fusha shpk’, Qeveria ndryshime në ligjin e teatrit: Do shembet, por në garë edhe të tjerë kontraktues

Kritikat e KE se favorizoi ‘Fusha shpk’, Qeveria ndryshime në

Pas letrës së Komisionit Evropian, e cila erdhi si përgjigje mbi ligjin e kthyer nga presidenti Meta lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, mazhoranca ndryshon qëndrim.

Eduart Shalsi, kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese deklaroi para gazetarëve se pas letrës së KE, do të ndërhyhet në ligj dhe do të rishikohet edhe një herë pika e kritikuar se në garë kishte vetëm një kompani kontraktuese.

“Në fillim të javës tjetër, komisioni do të mblidhet për të rishikuar edhe një herë një nga pikat për të cilat edhe presidenti Ilir Meta nuk ishte dakord kur vendosi të mos dekretojë ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Këtë pikë mendojmë ta përmirësojmë, pra të garë të mos jetë vetëm një subjekt, por të kemi një thirrje të hapur për cilindo subjekt të interesuar”. Në parlament do të dërgojmë disa amendamente nenesh, por thelbi i tyre do jetë pikërisht ky, rihapja e garës”, u shpreh Shalsi.

Letra e KE

“Të sigurohet një thirrje e hapur për ndërtimin e teatrit. Duam transparencë në selektirmin e kontraktuesit. Artikulli 74(3) i MSA-së i referohet dhënies së aksesit të barabartë kompanive private që duan të lidhin kontrata, duke u bazuar në Ligjin Shqiptar mbi Prokurimet Publike dhe jo mbi acquis-të e Bashkimit Europian.

Ndonëse, në këtë pikë nuk vërejmë asnjë shkelje të MSA-së, Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”, thuhet të letrën e Komisionit Europian”, shkruhet ndër të tjera në letër

Të fundit