Flash News

KRYESORE

Kritikat e Rakipllarit për zgjedhjet në PD: Kandidatët ishin ‘surrogato’; nuk kishte transparencë mbi votimin

Kritikat e Rakipllarit për zgjedhjet në PD: Kandidatët ishin

Kryeredaktori i gazetës ‘Panorama’, Robert Rakipllari deklaroi në emisionin ‘Opinion’ se drejtuesit e rinj të Partisë Demokratike janë zgjedhur nga kryetari Lulzim Basha dhe nuk kanë fituar në bazë të një gare reale. Ai theksoi se sekretarët ishin pothuajse të emëruar nga vetë Basha.

Duke i konsideruar kandidatët në garë si ‘surrogato’, Rakipllari theksoi se ekipi i ri i PD-së nuk është gati për të marrë pushtetin.

“Janë dy-tre tendenca në emrat e kryesisë së PD. Tomorr Alizoti dhe Jorida Tabaku, për të cilët PD ka thënë se janë më të votuarit, se ne nuk kemi parë numërim votash. Të themi të vërtetën, transparencë mbi votimin nuk ka patur. Edhe mbi sekretarët ishin pothuajse të emëruar sepse kandidatë nuk ka patur. Kandidatët që ishin përballë Gazment Bardhit dhe Çlirim Gjatës ishin kandidatë ‘surrogato’, ata ishin të emëruar. Por ata dy persona që janë në krye të listës kanë nga një simbolik përveç se janë figura të njohura. Njëri është përfaqësues i të përndjekurve, ndërsa tjetra është përfaqësuesja e një pronare të vjetër. Është një tendecë që Basha t’i japë publikisht një mesazh që PD po shkon drejt këtyre simbolikave. Është një ekip që e ka ndërtuar Basha me dy tendenca, për të administruar më mirë partinë dhe për të ruajtur balancat. Ky ekip nuk është hap cilësor përpara dhe nuk mund të them se me këtë ekip PD është gati për të marrë pushtetin”, u shpreh Rakipllari.

Zgjedhjet në PD, Fitim Zekthi: Ekipi i ri i Bashës ngjall shpresë; është ndërtuar me kujdes

Kritikat për kryesinë e PD, Ina Zhupa: Tregojnë sa gjithëpërfshirës ishte procesi

Të fundit