Flash News

KRYESORE

Kritikat e shumta vënë NYT në siklet dhe e detyrojnë të ndryshojë titullin kryesor

Gazeta e njohur amerikane New York Times u detyrua që të ndryshojë titullin kryesor të botuar më 5 gusht, pas kritikave të shumta nga ana e lexuesve për mënyrën se si e paraqiti qëndrimin e presidentit Donald Trump në lidhje me dy sulmet me armë në SHBA që lanë të vdekur 31 persona.

Titulli origjinal ishte: “Trump bën thirrje për unitet kundër racizmit”.

Për shumë lexues ky titull i shkonte për shtat presidentit, i kritikuar për retorikën e tij anti-emigracion. Madje disa qëndrime të tij ishin përsëritur edhe në manifestin e sulmuesit me armë të El Pasos.

Në vazhdim, editorët e NYT e ndryshuan në “Duke sulmuar urrejtjen, por jo armët”. Shumë figura të Partisë Demokratike, madje edhe kandidatë për deputetë në SHBA akuzuan se gazeta ka ndryshuar mesazhin presidentit drejt amerikanëve, e madje kërcënuan se do të çregjistroheshin nga abonimi.

Të fundit