Flash News

KRYESORE

Kritikat e Tahirit për Xhafajn, i kthehet ashpër ish-deputeti i PS: Po lufton bandat që riaktivizove TI ministër i asaj kohe!

Kritikat e Tahirit për Xhafajn, i kthehet ashpër ish-deputeti i PS: Po

Deklarata e djeshme dhe vendimi i Saimir Tahirit për lënien e mandatit të deputetit trazoi edhe më shumë  ujërat e politikës shqiptare.

Në fjalën e tij, ish-ministri doli kundër të gjithëve, duke i hapur rrugë tashmë edhe Prokurorisë ta hetojë si një qytetar i lirë.

Ndër të tjera, kritika të drejtpërdrejta adresoi edhe për pasardhësin e tij, Fatmir Xhafaj.

“Ministri Brendshëm numëron në televizor bandat, një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur. Ka më shumë kriminalitet në Itali e vende të tjera, po askush nuk numëron bandat në televizor”, u shpreh Tahiri, akuzë që patur shumë reagime.

Një ndër ta është edhe ish- deputeti i PS, Vladimir Kosta. Përmes një postimi në facebook, Kosta i përgjigjet ashpër Tahirit:

“Të dashur miq, ndoqa me vëmendje konferencën për shtyp të ish-ministrit Tahiri, ku në fjalë e sipër përmend mllef e xhelozi për ministrin aktual zotin Xhafa!

Grupet e kriminelëve të narkotrafikut në Shqipëri u riprodhuan dhe u riaktivizuan nga titullarët e lartë të Policisë Së shtetit të asaj kohe dhe këtë e dirigjove TI ministër i asaj kohe!

Vetëm në Shqipëri ndodh që ish-ministri që lejoi hashashin, ankohet dhe sulmon ministrin që goditi grupet e drogës.

Të nderuar qytetarë,

Të dashur ambasadorë të akredituar në Shqipëri, si investitor dhe ish deputet deklaroj se:

Ministri aktual z.Xhafa, nuk ka asgjë të ngjashme me ministrin e djeshëm”.

 

Të fundit