Flash News

KRYESORE

Kritikat pas Superkupës, Sarri tregon kur u fye së bashku me Allegrin: Ne s'jemi trajnerë!

Kritikat pas Superkupës, Sarri tregon kur u fye së bashku me Allegrin:

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka treguar një eksperiencë shumë të bukur. Ai tregoi se në kohën kur drejtonte Sangiovannesen kishte përballë ekipin e Aglianeses. Rastësia? Numri një i stolit ishte Massimiliano Allegri.

Tekniku rrëfeu për mediet italianse se sfida u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në fund të saj tifozët u ankuan për lojën e të dy trajnerëve dhe i quajtën si të paaftë.

"Po luhej ndeshja e Serie D dhe trajneri i Aglianese ishte Allegri. Mbaroi 0-0, asnjë gol! Në fund të ndeshjes, teksa po futeshim në dhomate e zhveshjes, dëgjova një tifoz të bërtiste: 'Nëse ju të dy jeni trajnerë, nuk e di çfarë të them...'".

Të fundit